Qeveria e Holandës ka bërë të ditur se për momentin, nuk do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez.
Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, Haga zyrtare e ka justifikuar qëndrimin e saj duke theksuar se njohja e një shteti palestinez duhet të jetë pjesë e një procesi më të gjerë politik dhe paqësor.
Megjithatë, qeveria holandeze ka shprehur shqetësim të thellë për situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe ka kritikuar ashpër veprimet ushtarake të Izraelit, duke deklaruar se “ato po minojnë sigurinë e vetë Izraelit”.