Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht burgun e Fierit këtë të enjte, pasi përfitoi leje të kufizuar nga ora 11:00 deri në 17:00, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.
Koka është dënuar me 6.8 vite burg për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës është dënuar me 3 vite, por dënimi iu shua për shkak të gjykimit të shkurtuar.