Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit, në të cilën pritet të hidhet në votim propozimi për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës ka filluar, raporton rrjeti televiziv Channel 12.
Netanyahu pritet të kërkojë miratim për të urdhëruar IDF-në të pushtojë plotësisht Rripin e Gazës. Ai dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz do të autorizohen të marrin vendime në lidhje me procesin e pushtimit.
Ndërsa jashtë ndërtesës janë protestuesit që po i kërkojnë qeverisë të zgjedhë rrugën e negociatave, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve.