Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një reportazh të veçantë Shqipërisë, duke e cilësuar si destinacionin me rritjen më të lartë turistike në Europë.
Në kronikën e shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria përshkruhet si “El Dorado e ri për pushuesit”, me një rritje prej 80% të numrit të turistëve në pesë vitet e fundit.
“Franceinfo” vlerëson natyrën e virgjër, ujërat e kristaltë, pasurinë kulturore dhe çmimet e përballueshme, që e bëjnë Shqipërinë një vend gjithnjë e më tërheqës për turistët nga e gjithë bota.