Ksamili mbetet një nga destinacionet më të preferuara verore, si për qytetarët shqiptarë, ashtu edhe për turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga plazhi publik në Ksamil, duke theksuar se tashmë pushuesit kanë në dispozicion hapësirat e tyre publike për të shijuar këtë bukuri natyrore.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje të bregdetit.