Një samit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tij vendi akoma nuk është vendosur, por mendohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungaria, Zvicra ose Roma.
Nuk dihet nëse do të përfshihet edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, pala ruse ka dorëzuar një listë me kërkesa, që lidhen me një mundësi për armëpushim. SHBA po përpiqet të sigurojë dakordësinë e Ukrainës dhe mbështetjen e aleatëve evropianë, për çdo hap të mundshëm drejt një marrëveshjeje.