Një aksident me tre automjete ka ndodhur pranë Zvërnecit në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë.
Të lënduarit ndodheshin në një makinë me targa italiane dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.