-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e News24, Shehaj: Kjo paralajmëron mediat që kush nuk i nënshtrohet Ramës, shuhet

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me anë të një video në rrjetin e tij social ka reaguar pas mbylljes së sinjalit të News24. Shehaj e ka cilësuar këtë si një akt për të frikësuar të gjitha mediat e vendit.

“Nëse përcjell propagandën e pushtetit, përfiton tendera, koncesione, privilegje. Nëse jo, pushteti të shuan,” thotë Shehaj.

Ai shtoi se “Mbyllja e News24 është një akt për t’u thënë të gjitha mediave: O nënshtroheni, o shuheni! Sot është News24, nesër mund të jetë kushdo.”

Shehaj thotë se mbyllja e Agon Channel, Ora News dhe më pas News 24 duhet që të shqetësojë çdo qytetar që dëshiron që të jetojë në një vend demokratik.
“Një për ortakët e Ramës, që marrin mbështetje, tendera e prona publike. Një tjetër për ata që kërkojnë të jenë të lirë dhe t’i shërbejnë qytetarëve. Nëse je media që përcjell mesazhin e zyrës së propagandës së Edi Ramës, përfiton privilegje. Por nëse nuk e lejon pushtetin të të kontrollojë, ai gjen mënyrën të të mbyllë gojën” , thotë Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit