Autoritetet në Londër ka arrestuar 200 persona gjatë një proteste të zhvilluar në Sheshin e Parlamentit, në mbështetje të “Palestine Action”, një organizatë që është shpallur e jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar që prej 5 korrikut.
Ndërsa tre janë të akuzuar dhe pritet të dalin në gjyq më 16 shtator në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster.
Protestuesit mbanin pankarta dhe slogane që shprehnin mbështetje për këtë grup. Sipas lgjit të ri përbën vepër penale dhe mund të dënohet me deri në 14 vite burg.
Në tubim morën pjesë rreth 700 persona dhe ata akuzuan policinë se po përgatitej për “arrestimin më të madh masiv në historinë e saj”.