Mesditën e sotme dy vatra zjarri kanë rënë në Lukovë. Njëra prej vatrave ndodhet poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes, në afërsi të zonës së banuar.
Në vendngjarje menjeëherë kanë shkuar një mjet zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të ndihmojnë në izolimin e flakëve.
Ndërkohë autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.