Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bërë kontrolle intensive në hapësirën ujore nga Ksamili deri në Koman, duke kontrolluar 473 mjete lundruese.
Gjatë këtyre kontrolleve, janë bllokuar 34 mjete, përfshirë 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike, kryesisht për shkak të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe mungesës së dokumentacionit.
15 prej tyre po lundronin në zona të ndaluara, duke rrezikuar jetën e pushuesve, dhe drejtuesit janë gjobitur.
Gjithashtu, janë shpëtuar 19 persona që ndodheshin në rrezik në det.
Policia apelon për respektimin e rregullave të lundrimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.