Mbrëmjen e djeshme gjashtë nga ushtarët libanezë janë vrarë dhe dy janë plagosur gjatë një shpërthimi që ndodhi gjatë çmontimit të armëve nga një depo në luginën Zebqine, pranë Majdel Zoun.
Gjithashtu edhe një burrë u vra ndërsa ngiste automjetin e tij që u godit nga katër bomba të një droni izraelit në rrugën mes Aitaroun dhe Ainata, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe L’Orient Le Jour.
Në një deklaratë, ushtria libaneze tha se një nga njësitë e saj “po inspektonte një depo armësh dhe po çmontonte ngarkesën e saj” kur ndodhi shpërthimi. Gjithashtu thuhet se raporti është paraprak dhe po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit.