Mesditën e sotme një incident ka ndodhur në Tetovë, ku një 46-vjeçar humbi jetën në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska”. 46-vjeçari humbi jetën pas një shkëmbimit me armë zjarri nga dy automjete.
Nga të shtënat u lënduan edhe dy kalimtarë të rastit. Një vajzë 13-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar, i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.
“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.









