Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se do të mbahet një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën për të diskutuar krimin në Uashington.
“Të hënën do të mbahet një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë e cila, në thelb, do të ndalojë krimin e dhunshëm në Uashington D.C. Është bërë një nga qytetet më të rrezikshme kudo në botë. Së shpejti do të jetë një nga më të sigurtat”, thuhet në njoftim e Trump.
Presidenti tha disa ditë më parë se mund të përdorë Gardën Kombëtare për të ruajtur rrugët e Uashingtonit, plani i fundit nga administrata drejt marrjes në kontroll të qytetit që shërben si selia e qeverisë amerikane.