Ditën e sotme një vatër zjarri ka përfshirë Poliçanin, duke rënë brenda pak ditësh po në të njëjtën zonë pranë Uzinës së Armëve.
Flakët janë përhapur me shpejtësi pranë zonës B. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Poliçanit, të mbështetur nga tre mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë të repartit zjarrfikës të Beratit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Gjithashtu në ndihmë kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë.