Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar sot në Instagram ndotjen e madhe në zonën e Selitës në Tiranë, ku pranë Qendrës Shëndetësore, Postës dhe Kopshtit nr.4 po grumbullohen plehra dhe mbetje inerte.
Ai akuzon Bashkinë për papërgjegjshmëri në menaxhimin e mbetjeve dhe kritikon banorët që hedhin mbetjet e ndërtimit në këtë zonë.
Braçe thekson se situata është e rëndë dhe se askush nuk dëgjon përpjekjet për ta përmirësuar atë, duke e cilësuar fat të madh që qyteti nuk “është çmendur” nga ndotja.








