-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla urdhëron hetim për lëshimet e mundshme të policisë në rastin në Gjilan

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se çdo pjesëtar i policisë së Kosovës do të mbajë përgjegjësi për lëshime të mundshme lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan.

Sveçla ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo neglizhencë apo përfshirje të mundshme të ndonjë zyrtari policor në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës. Ai thekson se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale.

“Brenda kompetencave të mia kam urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë.”, shprehet Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit