-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e trefishtë në Gjilan, IKP pezullohen 4 policë

Kryesoret

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka filluar një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës është përfshirë në vrasjen e trefishtë në Gjilan.

IPK ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Sipas rekomandimit, janë pezulluar një rreshter policor dhe një hetues nga njësia e hetimeve rajonale, një rreshter policor, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, si dhe një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

IPK, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, po zhvillon hetime paraprake ndaj tyre, për dyshime mbi përfshirje në veprimtari të jashtëligjshme me elemente të veprës penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit