Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mes fshatrave Kodër dhe Lekël në Tepelenë, duke u përhapur drejt kullotave në veri të zonës.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të ndaluar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat përreth.
Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Gjirokastra.
Aktualisht situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet janë në gatishmëri për të përballuar këtë emergjencë.