Një vatër zjarri ka rënë në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik, në kufi me Greqinë. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.
Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike.
Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.