Situata mbetet kritike në Gramsh dhe ministria ka bërë thirrje për evakuim. Si pasojë e zjarreve është djegur teqja e Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin.
Dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda. Në ndihmë kanë shkuar katër helikopterë për të izoluar përhapjen e flakëve në fshatrat përreth.