Ditën e djeshme një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku u evakuuan rreth 500 turistë. Ndërsa sot është arritur të vihet plotësisht nën kontroll.
Forcat zjarrfikëse dhe mjetet ajrore kanë ndërhyrë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës, duke shmangur përhapjen në zonat përreth.
Ndërkohë po vijon puna për shuarjen e flakëve në dy vatra të tjera aktive, një mbi fshatin Pecë dhe tjetra pranë fshatit Kardhikaq.