Situata nga zjarret në Gramsh është përkeqësuar ndjeshëm. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi nga terreni se deri tani janë raportuar 8 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kryesisht për probleme me frymëmarrjen dhe ankth, ndërkohë që dy prej tyre ndodhen ende në spital.
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është dyshimi për dy viktima – një e konfirmuar dhe një tjetër që ende nuk është zyrtarizuar.
Brataj tha se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe të shpërndara në fshatrat më të rrezikuar për të ndihmuar qytetarët dhe zjarrfikësit në terren.
Vetë Brataj e përshkroi situatën si “kritike”, duke shtuar se zjarret janë aktive në disa vatra dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.