Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes nga zjarret në zonat e rrezikuara.
Ambasada njofton se disa zona janë nën urdhër evakuimi.
Gjithashtu bën thirrje që ata që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së në numrin 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: [email protected].