-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada Holandeze dhe BE reagojnë për lirinë e medias në Shqipëri

Kryesoret

Pas aksionit të paprecedent të policisë ndaj Focus Media News, Ambasada Holandeze në Shqipëri dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian kanë publikuar reagime të fuqishme në lidhje me situatën e krijuar.

Ambasada Holandeze thekson se për Mbretërinë e Holandës, liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë prioritete kryesore, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit.

Në një postim në Facebook, Ambasada nënvizon se çdo veprim që cënon këto principe është i papranueshëm, duke shtuar se mbrojtja e lirisë së medias është e domosdoshme për garantimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, Delegacioni i BE-së ka bërë të qartë se po ndjek situatën e Focus Media Group dhe ka kërkuar që çdo veprim të respektojë ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore, pa cënuar mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre dhe për të mbajtur konfidencialitetin e burimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit