Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, Shezai Banaj dhe Arjan Kaja, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në zonat e mbrojtura.
61-vjeçari Banaj u arrestua për ndezjen e zjarrit në luginën e lumit Vjosa, në vendin e quajtur “Mezarak”, ku u djegën 300 pemë ulliri dhe bimësi të ndryshme.
Ndërkohë, 58-vjeçari Kaja u arrestua për ndezjen e zjarrit në tokën e tij në fshatin Dushk, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke.
Kaja gjithashtu kundërshtoi zjarrfikësit që po përpiqeshin të shuanin flakët.
Të dy ata akuzohen për shkatërrim prone dhe dëmtim habitateve në zona të mbrojtura.