Një 19-vjeçar nga fshati Barkanesh në Krujë është arrestuar nga policia pasi ndezi zjarr që përfshiu sipërfaqe të mëdha ullishte, si pasojë e një konflikti me fqinjët për motive pronësie.
Endri Doku, i cili ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi” për kultivim të bimëve narkotike, pritet të përballet me drejtësinë për shkak të zjarrvënies.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.








