Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e zjarreve, me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore.
Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit.
Ai theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën.









