-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kërkon lirimin nga burgu, sot GJKKO vendos për fatin e tij

Kryesoret

Sot në orën 10:00, Gjykata e Posaçme (GJKKO) do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, pasi ai ka qenë i përfshirë më herët në hetimin e çështjes.

Seanca e kaluar u shty sepse avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi që dosja të kalojë nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani (i cili ishte në detyrë përkohësisht) tek gjyqtari Çela.

Bani deklaroi moskompetencë dhe sot më në fund pritet vendimi.

Meta kërkon lirimin me argumentin se hetimet janë mbyllur dhe nuk ka më rrezik për prishje provash.

Kujtojmë se ai ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e lobimit në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit