Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin e tij për raportet mbi dhunën seksuale dhe shkelje të tjera të drejtat e njeriut nga forcat izraelite kundër palestinezëve të arrestuar.
Në një letër drejtuar ambasadorit izraelit në OKB, Danny Danon, Guterres tha se kishte informacione të besueshme që sugjeronin abuzime të tilla në burgje dhe qendra paraburgimi, të cilat mund të përfshihen në raportin e ardhshëm të OKB-së për dhunën seksuale gjatë konflikteve.
Danon reagoi duke i quajtur akuzat të pabaza dhe të njëanshme, duke theksuar se OKB-ja duhet të përqendrohet në krimet e luftës dhe dhunën e Hamasit ndaj qytetarëve izraelitë, përfshirë përdhunimet dhe abuzimet seksuale që ndodhën gjatë sulmit të 7 tetorit.








