Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti që palestinezët duhet të largohen nga Gaza.
“Ata nuk po dëbohen, do t’u lejohet të ikin”, tha ai për kanalin izraelit të televizionit i24NEWS.
“Të gjithë ata që shqetësohen për palestinezët dhe thonë se duan t’i ndihmojnë, duhet të hapin dyert e tyre dhe të mos na japin ne leksione”, shtoi ai.








