Mbrëmjen e sotme në disa qytete të Serbisë janë mbajtur protesta antiqeveritare. Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.
Në protesta nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.
Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordon policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit.
Bačen je i suzavac.#NoviSad https://t.co/3dLS6YUzMJ pic.twitter.com/F61fEjM2YX
— Radio 021 (@Radio021) August 13, 2025