Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Beogradit në një tubim masiv, ku kërkohet shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vijimi i presionit ndaj autoriteteve, në kuadër të lëvizjes kundër korrupsionit që nisi pas tragjedisë së Novi Sadit në nëntor të vitit 2024.
Që prej asaj ngjarjeje, protestat në Serbi kanë vijuar me valë të ndryshme intensiteti, duke përfshirë edhe mobilizime të mëdha qytetare, si dhe periudha me pjesëmarrje më të ulët. Lëvizja është udhëhequr kryesisht nga studentë, të cilët kanë marrë rol qendror në organizimin e tubimeve dhe artikulimin e kërkesave.
Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në sheshin “Slavija”, në zemër të kryeqytetit serb, me synimin për të ringjallur energjinë e lëvizjes dhe për të rritur presionin politik për zgjedhje të parakohshme.
“Qëllimi i protestës së sotme është të mblidhemi sërish të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë kujtdo se jemi ende këtu, se vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë dhe se nuk do të ndalemi”, tha studentja Andjela.
/5pyetjet.al









