Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë kanë zhvilluar një videokonferencë virtuale.
Kancelari gjerman pas videokonferencës u shpreh se “ne e bëmë të qartë se Ukraina duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe se siguria e vendit duhet të garantohet”.
“Presidenti amerikan ndan shqetësimet tona dhe ka shpresë se diçka po lëviz. Ne po punojmë në këtë drejtim. I urojmë Trump gjithë të mirat për samitin me Putinin”, theksoi kancelari.
“Një armëpushim kërkohet që në fillim, pas së cilës mund të arrihet një marrëveshje kornizë”, tha Friedrich Merz.
Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “Ne ramë dakord me Trumpin për parimet e paqes”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme që çdo gjë që lidhet me Ukrainën të diskutohet me Ukrainën. Rusia nuk duhet të ketë fjalën e fundit për çështjet kufitare. Së pari, duhet të ketë një armëpushim në mënyrë që të mund të negociojmë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me Merzin pas telefonatës së tij me Trumpin.