Mbrëmjen e sotme një vatër zjarri ka rënë në fshatin Ermenj, njësia administrative Lenie, në bashkinë Gramsh.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në një zonë të mbuluar nga bimësi e dendur.
Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë urgjente, pasi flakët po i afrohen banesave. Ndërsa terreni i thyer po e vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.