Kryeministri Edi Rama njofton se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.
Rama thotë se 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.
Gjithashtu thekson se Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.








