Policia e Beratit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka arrestuar dy kushërinjtë, Sefedin Mehmetaj 29 vjeç dhe Ronaldo Mehmetaj 26 vjeç.
Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
Gjithashtu edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Sefedin Mehmetaj u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.