-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin vlerëson Trumpin: Po punon me energji për marrëveshjen e paqes

Kryesoret

Ditën e nesërme do të zhvillohet takimi mes Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaskë. Kremlini dhe Washingtoni kanë zbuluar se dy liderët do të fillojnë bisedimet mes tyre në orën 11:30 me kohën lokale të Alaskës, që në Shqipëri i bie të jetë ora 21:30 minuta.

Më pas ata të dy do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shytp ku do të përmbledhin rezultatin e negociatave.

Një ditë para takimit, presidenti rus, Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet diplomatike që Donald Trump po bën arritjen e një armëpushimi në luftën e Europës Lindore.

“Jemi këtu për t’iu informuar sesi po shkon procesi i negociatave për krizën Ukrainase. Për fazën që ndodhemi aktualisht me administratën Amerikane, siç e di e gjithë bota dhe sipas mendimit tim, ata po bëjnë përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndalur armiqësitë, për të ndalur krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë në interes të të gjitha palëve të përfshira në konflikt.

Qëllimi do të jetë të krijojmë paqe mes vendeve tona, në Europë dhe në mbarë botën nëse do të arrijmë edhe një marrëveshje në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore në mbarë botën.”, tha Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit