Në Kukës fatmirësisht nuk ka pasur raste të reja zjarresh ditët e fundit.
Vetëm një vatër u shfaq të mërkurën pasdite në fshatin Bele, brenda Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”, por ajo u izolua në kohë.
Sipas të dhënave nga Prefektura, zjarri është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga bashkia për t’u siguruar që të mos rindezet.
Në terren ishin zjarrfikësit, punonjësit e emergjencave civile, të zonave të mbrojtura, por edhe vetë banorët që dhanë një dorë të madhe për ta ndalur përhapjen.
Në Tropojë dhe Has nuk janë raportuar probleme. Gjatë kësaj jave në të gjithë qarkun janë evidentuar gjithsej tre vatra.