-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia nënshkruan marrëveshje për furnizimin e Sirisë me armë

Kryesoret

Turqia do të furnizojë Sirinë me sisteme armësh dhe mjete logjistike sipas një marrëveshjeje bashkëpunimi ushtarak të nënshkruar të mërkurën, tha një burim i Ministrisë së Mbrojtjes Turke për Reuters.

Gjithashtu Ankaraja do të trajnojë ushtrinë siriane për përdorimin e pajisjeve të tilla nëse është e nevojshme, raportoi agjencia.

Turqia dhe Siria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi të mërkurën pas takimeve midis ministrave të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes, si dhe shefave të inteligjencës.

“Memorandumi synon të koordinojë, planifikojë trajnimin dhe bashkëpunimin ushtarak, të ofrojë konsulencë, informacion dhe shkëmbim përvojash, të sigurojë prokurimin e pajisjeve ushtarake, sistemeve të armëve, materialeve logjistike dhe shërbimeve të lidhura”, u tha gazetarëve të enjten burimi i Ministrisë së Mbrojtjes Turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit