-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky në Londër, takim me Starmer përpara samitit Trump–Putin

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet sot në Londër ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin britanik Keir Starmer. Qëllimi i vizitës është forcimi i mbështetjes evropiane për Ukrainën, përpara një takimi të mundshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që mund të ndikojë në të ardhmen e konfliktit.

Takimi vjen pas një telefonate që Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë zhvilluan me Trump, ku përsëritën qëndrimin se kufijtë e Ukrainës duhet të respektohen dhe territori nuk mund të jepet me kompromis.

Komentet e mëparshme të Trump mbi një “shkëmbim territoresh” kanë ngritur shqetësime serioze në Kiev, i cili ka theksuar se nuk do të pranojë humbje të asnjë pjese të territorit të vet, përfshirë Krimenë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit