Një përmbytje e menjëhershme ka ndodhur në Kashmirin e administruar nga India. Si pasojë të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ngjarja ndodhi të enjten në fshatin Chositi, në distriktin Kishtwar, një zonë e largët dhe e njohur si ndalesë për pelegrinët hindu që vizitojnë faltoren e Machail Mata në Himalaje.
Sipas autoriteteve lokale, më shumë se 100 persona janë plagosur. Ndërsa shumë të mbijetuar po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e distriktit në Kishtwar.








