Një vajzë 4-vjeçare nga Kosova u gjet nga Policia në plazhin e Shëngjinit, pasi ishte raportuar e humbur nga prindërit.
Pas njoftimit në Sallën Operative të Lezhës, efektivët u angazhuan menjëherë në kërkime dhe bënë të mundur lokalizimin e fëmijës, e cila ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Prindërit falënderuan Policinë për reagimin e shpejtë, ndërsa autoritetet u bënë apel pushuesve të tregojnë kujdes për fëmijët në hapësira publike.