-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e trefishtë, protestë sot para Gjykatës Themelore në Gjilan

Kryesoret

Pasditen e sotm një protestë pritet të mbahet para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë.

Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e krimit.

Protestuesit pritet të kërkojnë veprim të shpejtë të gjykatave dhe prokurorisë, si dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së rëndë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, ku humbën jetën tre persona, përfshirë një baba dhe bir.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues politikë dhe shoqëria civile. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatat për tolerim të krimit dhe dështim sistematik.

Ndërsa përfaqësues të opozitës si Lutfi Haziri dhe Memli Krasniqi kanë kërkuar zbardhje të menjëhershme të rastit dhe masa konkrete për rikthimin e sigurisë publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit