Zjarri që ka rënë në Gramsh ka sjellë dëme të mëdha, dhjetëra familje kanë mbetur pa banesa.
Nënkryetari i bashkisë së Gramshit, Xhilson Bajrami tha se do të ngrihet një komision i posaçëm verifikimi për dëmet e shkaktuara. Ai tha se kompensimi do të bëhet ashtu siç deklaroi kryeministri Rama për shtëpitë dhe bagëtitë.
“Momentalisht kemi rreth 40 banorë në konvikt, nga ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Kemi kërkuar mbështetje me burime njerëzore që grupet e punës të shkojnë në terren për të bërë vlerësimin sa më real dhe të shpejtë të dëmeve që janë shkaktuar. Pas vlerësimit, do të procedojmë me masat e shpërblimit”, tha nënkryetari i bashkisë për A2 CNN.
“Askush nuk do të ngelet vetëm, qeveria do të mbështesë këdo që është prekur nga kjo fatkeqësi”, shtoi ai.