Pse ka zjarre? Jo nuk e ka fajin fare vapa
Mbushe bidonin pesëlitrosh sa të duash, po deshe edhe me urinë, nuk e fik dot me të zjarrin. Vetëm e lan me…
Territori është jashtë kontrollit.
Atij i ka rënë zjarri që kurse është lënë djerrë.
Pse territori jashtë kontrollit?
Sepse një kryetar bashkie që është si kryetar komiteti ekzekutiv as nuk mundet ta vëshgojë jo ta mbajë nën kontroll territorin.
Zjarrin territorin ja vuri reforma territoriale që zhduku çdo formë organizimi territorial nënbashkiak nëpër qarqe.
Pse nga kafenetë e qyteteve kontrollohet territori?
Apo nga studiot e televizionit!
Apo nga çadra në plazh?
Apo duke dhënë intervista nga oborri ?
Ktheni demokracinë lokale, format e pushtetit rural, ktheni popullsinë atje me të drejta politike, jo thjesht si banorë dhe do ta shihni historinë e zjarreve.
Po,po, e ka thënë Aristoteli qartë, po degradoi politika e gjithë shoqëria degradon, madje edhe mbledhja e plehrave, edhe cilësia e akullores madje!
Edhe prostitucioni!
Patjetër që bën edhe vapë më shumë!
Nuk ka pikë diskutimi. Budallenjtë dhe mashtruesit nuk e kuptojnë!