Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin. BILD raporton mbi zhvillimin dhe thotë se takimi do të vazhdojë më pas.
Trump fillimisht tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit në Uashington.
Në një takim historik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.