Gjykata e Korçës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre nga katër personat e arrestuar lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit Ari Kodra në fshatin Dvoran.
Për të katërtin Thanas Paskalin hetimet vazhdojnë në gjendje të lirë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti, ku Ari Kodra goditi me thikë Qiqin, dhe më pas katër të arrestuarit i shkaktuan atij plagë të lehta.
Ari Kodra mbetet nën kujdesin e mjekëve në spital, dhe masa ndaj tij pritet të caktohet aty.
Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e saktë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet.
Plagosje me thikë në Korçë, arrestohet autori dhe 4 persona të tjerë