Presidenti amerikan Donald Trump tha se pas takimeve me udhëheqësit evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, planifikon të telefonojë Vladimir Putinin.
Trump theksoi se gjatë telefonatës do të propozojë një takim trilateral mes tij, Putinit dhe Zelenskyt. “Mund të kemi ose jo një trilat.
Nëse nuk kemi, luftimet vazhdojnë. Nëse e kemi, kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës,” tha ai.









