Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku pretendon se gjatë mandatit të tij kishte arritur të zgjidhte gjashtë konflikte ushtarake në vetëm gjashtë muaj.
Ai theksoi se lufta në Ukrainë është “lufta e Joe Biden-it të përgjumur” dhe se ai është i vetmi që mund ta ndalë, jo ta përshkallëzojë atë.
Trump sulmoi ashpër mediat dhe analistët, duke thënë se nuk kuptojnë situatën dhe se janë përgjegjës për përkeqësimin e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai gjithashtu siguroi ndjekësit se ka një plan të qartë për të përfunduar luftën dhe do të arrijë sukses pavarësisht kritikave.